Policia ka marrë masa për mbarëvajtjen e garës ndërkombëtare të çiklizmit “Giro d’Italia”, e cila do të mbahet për tre ditë në Shqipëri. Në kuadër të këtyre masave, do të ketë bllokime të disa akseve rrugore në Tiranë, duke nisur nga sot në orën 13:00, si dhe nesër gjatë ditës.
Gazetari Igli Çelmeta njoftoi për News 24 se policia, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka organizuar masa për të siguruar zhvillimin e sigurt të garës. Etapat e garës do të fillojnë nga Durrësi, do të kalojnë në Elbasan dhe më pas në Tiranë, ku do të ketë bllokime të disa rrugëve kryesore. Policia ka apeluar qytetarët të tregojnë durim dhe të respektojnë rregullat e vendosura për mbarëvajtjen e ngjarjes.
Igli Çelmeta: Policia e Shtetit në bashkëpunim me Policinë Bashkiake kanë marrë masat për mbarëvajtjen për garën e Giro D’Italia, që për tre ditë zhvillohet në Shqipëri. Kjo garë ka tre etapa. Sot nis nga Durrësi, më pas shkon në Elbasan e më tej në Tiranë, ku do jetë bllokime rrugësh duke nisur nga ora 13:00. Do jenë bllokuar disa akse rrugore në kryeqytet. Edhe nesër Tirana do bllokohet thuajse e tëra. Policia iu ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë durim.
Njoftimi i policisë për masat dhe rrugët që do të bllokohen:
Në kuadër të zhvillimit të etapës së parë të garës ndërkombëtare “Giro d’Italia 2025”, e cila do të vijoj në qytetin e Tiranës më 9 maj 2025, do të ketë ndryshime në qarkullimin dhe parkimin e automjeteve, sipas planit të mëposhtëm:
📌 Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 09.05.2025, ora 13:00 –18:00
Segmentet e rrugëve📍:
📍 Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);
📍Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
📍Rrugën e “Elbasanit”,
📍Bulevardi “Bajram Curri”;
📍Rrugën “Ali Shefqeti”;
📍Rrugën “Alajdin Frashëri”;
📍Rrugën e Rexhekrit;
📍Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
📍Rrugën “Sotir Çaci”;
📍Rrugen “Xhanfize Keko”;
📍Rrugen “Arkitekt Kasemi”;
📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;
📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.
📍Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës
📍Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,
Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:
📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rruget janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).
📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës 📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.
📍Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në unazën lindore.
📍Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).
📍Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.
📍Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.
📌Ndalim parkimi
Datë 10.05.2025, ora 08:00 –11:00
Segmentet e rrugëve📍Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durresit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
📌Ndalim qarkullimi dhe parkimi
Datë 10.05.2025, ora 10:00 –18:00
Segmentet e rrugëve📍
📍Sheshin “Skenderbej”;
📍Rrugën “Urani Pano”;
📍Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;
📍Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
📍Bulevardin “Gjergj Fishta”;
📍Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
📍Bulevardin “Bajram Curri”;
📍Rrugën “Ibrahim Rugova”;
📍Rrugën “Lek Dukagjini”;
📍Rrugën “Dervish Hima”;
📍Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
📍Rrugën “Abdyl Frashëri”;
📍Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
📍Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
📌Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
📍Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Ruget janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
📍Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
📌Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
📍Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës📍Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
📍Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
📍Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonen e Kodrës së Priftit.
