Pas një periudhe 30 ditore takime intensive, PS mbyll sot fushatën elektorale.

Partia Socialiste nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama do të mbyllë fushatën elektorale të premten në orën 19:00 në fushën pranë Parkut Olimpik në zonën e Komunës së Parisit.

Gazetari Ergys Gjençaj ka zbuluar detaje nga organizimi i takimit.

Bëhet me dije se mbyllja e fushatës është menduar të mos ketë vetëm fjalime, por është konceptuar edhe si një
festë.

Të pranishëm pritet të jenë 37 kandidatët për deputetë të PS për qarkun Tiranë, qofshin ata në listat e mbyllura apo të hapura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb