Që në orët e para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë Bashkiake Tiranë kanë marrë instruktazh të veçantë, për të siguruar zhvillimin pa probleme të “Giro d’Italia”, një nga garat më të rëndësishme ndërkombëtare në botë. Ky instruktazh është pjesë e masave të detajuara për organizimin e sigurisë dhe mbarëvajtjen e eventit. Gara ndërkombëtare e çiklizmit ka bllokuar disa akse rrugore në vend.
Të gjitha forcat në terren janë rreth 600 në total. Në terren bëhet me dije se ka dalë edhe vetë drejtoresha e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj.
Njoftimi i Policisë Bashkiake:
Që në orët e para të mëngjesit të sotëm shërbimet e Policisë Bashkiake Tiranë kanë marrë instruktazh të veçantë, në zbatim të detyrave 📄 të parashikuara në planin përkatës të masave, të caktuara për mbarëvajtjen e garës më të rëndësishme ndërkombëtare “Giro d’Italia”.🚲🚴♀️
‼️Ju rikujtojmë se:
Ditën e sotme, në orën 13:00, fillon bllokimi i akseve rrugore:
📍Rruga “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG-ut);
📍Rrethrrotullimi i TEG-ut deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;
📍Rruga e Elbasanit,
📍Bulevardi “Bajram Curri”;
📍Rruga “Ali Shefqeti”;
📍Rruga “Alajdin Frashëri”;
📍Rruga e Rexhekrit;
📍Rruga “Muhamet Deliu”, deri tek rrethrrotullimi i Freskut;
📍Rruga “Sotir Çaci”;
📍Rruga “Xhanfize Keko”;
📍Rruga “Arkitekt Kasemi”;
📍Bulevardi “Zhan D’Ark”;
📍Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;
📍Në brendësi të ish-Gardës së Republikës;
📍Rruga pas Pallatit të Kulturës;
📍Rruga “Dëshmorët e 4 Shkurtit”
#PoliciaBashkiakeNëDetyrë
#LiroRrugën
#GirodItalia2025
#MosParkoNëKundravajtje
#BashkiaTiranë
#TiranaKryeqytetiMesdhetar
