Kur na ndajnë më pak se 1 orë nga nisja e takimit përmbyllës të fushatës së Partisë Demokratike, gjithçka duket gati, ku mijëra vende janë bërë gati për të ftuarit.

Gazetari i News24, Osman Stafa, sjell pamjet nga sheshi pranë Ish-Stacionit të Trenit, ku në bulevard priten mijëra e mijëra simpatizantë dhe mbështetës së PD.

Mitingu përmbyllës do të nisë në orën 19:00, duke I dhënë fund kështu 1 muaj fushatë, e cila nisi në sheshin Nënë Tereza në Tiranë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb