Kandidati i PS në listën e hapur për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, për qarkun e Tiranës, Fatmir Xhafaj, në fjalën e shkurtër mbajtur në mitingun përmbyllës të fushatës zgjedhore ka bërë thirrje për të votuar masivisht të dielën PS pasi ajo është forca që do ta cojë Shqipërinë në BE, në 2030.
“Më kanë pyetur shpesh si ka mundësi mandati i katërt. Si ka mundësi mandati i katërt. Ne fitojmë se jeni ju, zemra e PS. Ju bashkë me ne të dielën në kutitë e votimit do ti japim fitore të madhe PS për Shqipërinë 2030 në BE”, tha Xhafaj.
Teksa ja ka dhënë fjalën kandidatit të PS në Tiranë Roi Bashaj, Xhafaj tha se ai është e ardhmja e PS, ndërsa veten e ka cilësuar e djeshmja e PS.
(BalkanWeb)
