Sot, më 11 maj, qytetarët shqiptarë votojnë në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare, të shpërndara në 12 qarqe të vendit. Ndërsa procesi ka nisur në pjesën më të madhe të qendrave të votimit, një incident i pazakontë është shënuar në Vlorë.

Në qendrën e votimit nr. 4471/3, votimi nuk ka nisur ende për shkak të mungesës së komisionerëve.

Dy prej tyre janë larguar për arsye familjare, ndërsa raportohet se kryetari i komisionit nuk ka qenë i pranishëm pasi ka humbur mamanë, një ngjarje që ka ndikuar në mosfunksionimin e qendrës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb