Janë hapur të gjitha qendrat e votimit në qarkun e Korçës.
Gazetarja Lorena Kodra bën me dije se ky qark do të përfaqësohet me 10 deputetë, një më pak se zakonisht, ndërsa votimi është organizuar në 7 KZAZ.
17 mijë zgjedhës më pak do t’i drejtohen sot kutive të votimit.
Në burgun e Drencovës është ngritur një qendër e posaçme votimi sipas vendimit të KQZ. Në lista me të drejtë vote janë 220 persona.
Ndërkohë që për herë të parë do të votojnë edhe nga burgu i grave në Pojskë. Janë gjithsej 36 gra me të drejtë vote, ndërsa nuk është ngritur qendër e posaçme, por votueset do të shoqërohen nga forcat e policisë në qendrën më të afërt në Piskupat.
Në qëndrën e votimit në Sovjan ka patur probleme sa i përket nisjes të proçesit zgjedhor. Nuk ka nisur proçesi në kohë për shkak të mosfunksionimit të pajisjes PEI.
