Pak më parë ka votuar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi.

Në një prononcim për mediat ai theksoi rëndësinë jetike të pjesëmarrjes së qytetarëve në zgjedhje, ndërsa e cilësoi votën si themelin e lirisë dhe dinjitetit.

Blushi bëri thirrje për angazhim masiv të qytetarëve në ushtrimin e të drejtës së votës, si e vetmja mënyrë për të sjellë ndryshim dhe për të ndikuar në të ardhmen e vendit.

“Vota është themeli i lirisë, i dinjitetit dhe i fuqisë së qytetarëve.
Demokraci do të thotë pjesëmarrje, ndaj apeli im është pjesëmarrje, pjesëmarrje dhe vetëm pjesëmarrje.
Hallet që kanë zbritur në çdo familje shqiptare mund të ndryshojnë, mund të marrin zgjidhje, vetëm duke votuar.
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të marrin pjesë në votime, të mos qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që askush tjetër të mos vendosë për të ardhmen e tyre.
Faleminderit!”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb