Ndërkohë që po denonconte një rast ku sipas tij në një qendër votimi në Vorë persona të pajisur me bexha si vëzhgues po dirigjonin procesin e votimit, Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka është përplasur me disa qytetarë. Noka tha se personat që lëvizin përreth qendrave të votimit janë njerëzit e Xhabaftëve të cilët sipas tij ushtrojnë presione. Ai denoncoi një person të quajtur Xhon Asllani, sipas tij ish i dënuar për trafik droge, që ushtron presione ndaj qytetarëve.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Këtu në Vorë e gjithë banda Xhabaftëve e pajisur me bexhë të KQZ-së si vëzhgues janë instaluar tek shkollat e po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. 3 metra më larg i keni të ulur aty duke urdhëruar kontrolluar dirigjuar të gjithë procesin e votimit.

Qytetari 1: Jam unë, unë po shkoj të votoj. Cfarë do me mua?

Flamur Noka: Unë jam deputet. Nuk vi të qëndroj këtu

Qytetari 1: Ore jam në shtëpinë time!

Flamur Noka: Shtëpinë nuk e ke tek shkolla. Unë ju paralajmëroj, harrojeni. Xhon Asllanaj i dënuar më parë për trafik droge

Qytetari 1: Mos ma përmend emrin.

Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës kam ardhur të votoj.

Qytetari 3: Refugjatë që kemi ardhur të votojmë.

Qytetari 1: më gjeni një qytetar të pranojë fjalët e tij. Ti je mashtrues. Ke sjellë njerëz të pijën kafe me mua dhe nuk kam pranuar.

Qytetari 2: Keni vrarë 26 vetë.

Qytetari 1: Mos më sill më njerëz se nuk pi kafe me ty. Keni vrarë 26 vetë në Vorë ndaj nuk ju duan, edhe fëmijë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb