Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka pasur një përplasje verbale me një grup votuesish në Vorë, gjatë ditës së zgjedhjeve. Noka ka akuzuar socialistët se kanë paguar qytetarët për të votuar për Partinë Socialiste, duke shtuar se ky ishte një veprim i organizuar për të ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, disa qytetarë të pranishëm në vendin e ngjarjes kanë kundërshtuar akuzat e Nokës, duke e quajtur atë “mashtrues.” Një prej tyre i ka thënë Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij për të ushtruar ndikim mbi votën.

Qytetarja: “Një demokrat nuk e bën gishtin kështu,” ka thënë ajo, duke iu referuar gjestit të Nokës.

Qytetari tjetër, që e ka quajtur Nokën mashtrues, i është përgjigjur duke shtuar: “E gjeni një qytetar të Vorës që të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues. Pse i sjell njerëz në shtëpinë time?”

Noka, i ftuar për të dhënë një përgjigje, ka thënë: “Do ta shohim pas 11,” duke lënë të kuptohet se situata mund të ndryshojë gjatë procesit të numërimit të votave.

Një tjetër qytetar, i cili prezantohet si Bert Xhabafti, ka shtuar: “Kam ardhur me avion për të votuar, ndërsa ti më thua të mos hy këtu. Ore mashtrues! Si mund të më sjellësh njerëz të pish kafe me mua?”

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb