Një 37-vjeçar i identifikuar si Rubin Shaqiri ka rënë në pranga të Policisë pas një kontrolli ku shërbimet e rendit i gjetën dhe sekuestruan një mjet prerës (thikë).
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. Sh., 37 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua një mjet prerës (thikë).
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)
