Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni, ka bërë një deklaratë për mediat pas votimit, duke e cilësuar këtë ditë si një moment të veçantë për të gjithë qarkun. Ai i bëri thirrje qytetarëve të shfrytëzojnë të drejtën e votës, duke theksuar rëndësinë e këtij akti për të ardhmen e brezave të rinj.
Gjoni ngriti gjithashtu shqetësimin për praninë e administratorëve të njësive vendore brenda ambienteve të votimit, një veprim që, sipas tij, është në shkelje të Kodit Zgjedhor.
“Ka raste kur administratorët janë të pranishëm brenda qendrave të votimit pa asnjë atribut ligjor apo distinktiv identifikimi. Kjo është e palejueshme,” deklaroi Gjoni, duke shtuar se një situatë e tillë është vënë re në disa njësi administrative të qarkut të Lezhës.
