Në bluzën e saj është stampuar emri i Ervin Salianjit. Gazetarja Valbona Mhilli ka surprizuar sot teksa po votonte në Tiranë, për zgjedhjet parlamentare të kësaj të diele.

Ajo është paraqitur në Qendrën e Votimit duke mbajtur veshur një bluzë të bardhë me mbishkrimin “Ervin Salianji”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Salianji nuk është kandidat në këto zgjedhje pasi ndodhet në burgun e Fierit, i dënuar me 1 vit heqje lirie, por emri i tij vijon të dominojë diskutimin publik, si simbol i përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës për drejtësinë dhe lirinë e fjalës.

Ervin Salianji votoi sot nga ambientet e burgut, ndërsa përcolli edhe një mesazh drejtuar qytetarëve dhe bëri thirrje për pjesëmarrje masive.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb