Kancelari gjerman Friedrich Merz e përshkroi propozimin e Putinit për negociata të drejtpërdrejta Rusi-Ukrainë në Turqi si “shenjë e mirë”, por “shumë e pamjaftueshme”.
“Ne presim që Moska të bjerë dakord për një armëpushim që do të lejojë zhvillimin e bisedimeve të vërteta. Së pari, armët duhet të heshtin, pastaj mund të fillojnë diskutimet”, tha Merz në një deklaratë.
Merz premtoi se do ta bëjë mbështetjen e plotë të Ukrainës një fokus të qeverisë së tij, mes shqetësimeve të vazhdueshme në lidhje me angazhimet e SHBA-së ndaj Evropës për çështjet e sigurisë nën presidencën e Donald Trump.
Sakaq Merz është dukur më i hapur se paraardhësi i tij, Olaf Scholz, ndaj mundësisë së dërgimit të raketave gjermane me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë dhe vendosjes së trupave gjermane si pjesë e një force paqeruajtëse.
(BalkanWeb)
