KOSOVË- Minatorët e Trepçës i kanë dhënë fund grevës. Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga menaxheri i Trepçës, Ahmet Tmavasi dhe nga zëdhënësi i “Trepçes” Musë Mustafa. Greva është pezulluar për një muaj.
Mustafa ka theksuar se greva nuk është ndërprerë dhe se për periudhën e pezullimit minatorët kanë dhënë një afat kohor.
“Greva nuk është ndërprerë. Greva për momentin është pezulluar dhe minatorët janë duke dalë jashtë. Kemi dhënë një afat kohor për periudhën e pezullimit, por nuk kam mundësi të jap më shumë detaje tani për tani,” – ka deklaruar Musë Mustafa.
Minatorët e Trepçes nisën grevën tre ditë më parë. Greva e minatorëve nisi pas dështimit të Kuvendit për të shndërruar Trepçën në kompani shtetërore.
(a.h/BalkanWeb)
