Aksident në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pirg. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga ndërsa dyshohet për të plagosur. Ambulanca dhe policia drejt vendngjarjes.
Aksidenti sapo ka ndodhur dhe rrethanat ende nuk dihen. Mjeti ka “fluturuar” në ajër disa metra larg aksit nacional dhe ka rënë në një parcelë të mbjellë.
Të plagosur kanë mbetur drejtuesi i mjetit dhe një vajzë rreth 16 vjeç. Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.
(BalkanWeb)
