Një ngjarje ndodhi këtë pasdite në Sarandë, ku një komisioner i Partisë së Lirisë ra papritur në tokë teksa po ecte në rrugë.

Në ato momente, u ndodh kandidati i PS-së i zonës, Vasil Llajo, që ka ndërhyrë menjëherë për të dhënë ndihmën e parë.

Pas 10 minutash erdhi ambulanca dhe e dërgoi në spital. Mjekët thanë se pacienti pati krizë epileptike dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

(Balkanweb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: