Kristjan Asllani protagonist. Mesfushori shqiptar ka realizuar gol ndaj Torinos, në ndeshjen e Serie A. Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke dërguar topin në rrjetë.

Pas atij ndaj Veronës, për Asllanin ky është goli i dytë në Serie A për këtë sezon. Për të, ky është edicioni i 3-të në Milano.

Kujtojmë që pavarësisht rinovimit të kontratës, e ardhmja e tij mbetet e paqartë, pasi përflitet shumë që do largohet në verë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb