Interi kalon pengesën e Torinos, duke fituar 0-2. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Zalewskit, në minutën e 14-të. Edhe Kristjan Asllani la gjurmë, pasi shënoi gol nga pika e bardhë e penalltisë, në fillimin e pjesës së dytë.
Shumë pak për të thënë për Torinon, në një ndeshje ku nuk doli dot në lojën e vet.
Interi kështu qëndron në garë për titullin kampion, duke besuar deri në fund. Në sfidat e tjera, Verona-Lecce përfundon 1-1.
