Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat për qarkun e Beratit. Nga të dhënat e fundit të updatuara në faqen zyrtare të KQZ janë numëruar 133 kuti nga 275 që janë gjithsej.
Partia Socialiste udhëheq me 18.876 vota (59.85%), ndjekur nga PD-ASHM me 9369 vota (29.70%)
Koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet”, ka marrë 1940 vota (6.15 %).
Partia Mundësia ka arritur të marrë 1.79 përqind të votave, ndërsa Lëvizja Bashkë 1.07 përqind.

(Balkanweb)
