Në datat 15 dhe 16 maj, Tirana do të mirëpresë Samitin e Komunitetit Politik Europian, me pjesëmarrjen e liderëve nga e gjithë Europa. Për shkak të ngjarjes, do të ketë masa të shtuara sigurie, bllokime rrugësh dhe trafik të rënduar në Tiranë dhe zonat përreth.

Pasagjerët që udhëtojnë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës këshillohen të nisen 3 deri në 4 orë përpara fluturimit. Rekomandohet kontrollimi i rregullt i njoftimeve nga linjat ajrore.

Sugjerohet gjithashtu të bëhet check-in online dhe karta e imbarkimit të mbahet në telefon.
Në aeroport mund të ketë kontrolle shtesë sigurie, ndaj bashkëpunimi i udhëtarëve është i domosdoshëm.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës mbetet në gatishmëri të plotë për të garantuar një përvojë udhëtimi sa më të sigurt dhe të organizuar për të gjithë pasagjerët.

15dd628c 8e93 4dfd B029 3a9976f3641e
15dd628c 8e93 4dfd B029 3a9976f3641e

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb