Numërimi i votave në bashkinë e Devollit ka përfunduar dhe rezultati tregon një fitore të ndjeshme për Partinë Socialiste. Sipas të dhënave të fundit, PS ka siguruar 7802 vota, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 5870 vota.
Gazetarja Lorena Kodra raportoi për News24 se ky rezultat përfaqëson një ndryshim të dukshëm në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, pasi Devolli njihej tradicionalisht si një bastion i PD-së. Pavarësisht pjesëmarrjes më të ulët krahasuar me zgjedhjet e vitit 2021, PS ka arritur të sigurojë një epërsi të qartë.
Deri tani, numërimi ka përfunduar në tre bashki, duke përfshirë edhe Devollin, dhe tendenca tregon për një performancë të përmirësuar të PS-së në këtë zonë.
Lorena Kodra: PS këtë vit fitoi me diferencë të ndjeshme votash më shumë se PD, në këtë zonë, që është e njohur si bastion i Partisë Demokratike. PS ka marrë 7802 vota, ndërsa PD mori 5870 vota. Pjesëmarrja ka qenë pak më e ulët se në vitin 2021. Në tre bashki të qarkut Korçë kanë përfunduar numërimet.
(Balkanweb)
