Kryetari i partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar lidhur me procesin zgjedhor, duke e cilësuar atë si një element themelor të një shoqërie të lirë. Në një deklaratë për mediat, Berisha shprehu mirënjohje për të gjithë ata që janë angazhuar në administrimin e votave dhe theksoi rëndësinë e numërimit të çdo vote me përkushtim të plotë.
“Për Partinë Demokratike, procesi elektoral është themelor për një shoqëri të lirë dhe për njerëz të lirë. Në këtë kontekst, jam këtu së pari për të shprehur mirënjohjen dhe falënderimet e mia për komisionerët, vëzhguesit dhe numëruesit që e gdhinë natën duke numëruar votat e qytetarëve.”
Berisha u bëri thirrje strukturave të Partisë Demokratike që të angazhohen maksimalisht në respektimin e vullnetit të qytetarëve.
“U bëj thirrje strukturave të PD-së që të bëjnë gjithçka për të numëruar çdo votë me përkushtimin më të madh. Çdo votë kundër regjimit meriton nderimin dhe vlerësimin më të madh”, tha ai.
