Ilir Dobjani është rikthyer tek Egnatia, pas përfundimit të sezonit me Laçin. Porieri u huazua te kurbinasit në janar, ndërsa nuk preferohej si zgjedhje e parë. Dobjani është pjesë e Egnatias nga sezoni i kaluar, kur dhe u shpallën kampion për herë të parë në historinë e klubit. E ardhmja e portierit 24-vjeçar mbetet për t’u konfirmuar.
Kjo pasi Mario Dajsinani fitoi menjëherë vendin e titullarit tek Egnatia në janar. Klajdi Kuka është një tjetër portier me eksperiencë i rrogozhinasve, që akoma nuk ka debutuar.
