Partizani fitoi të shtunën ndaj Dinamos me shifrat 1-2 në “Elbasan Arena”.

Të kuqtë e mbyllën këtë edicion si vend i tretë në Kategorinë Superiore. Trajneri i të kuqve, Skënder Gega, guxoi me formacionin e hedhur në fushë, duke qenë se edhe ndeshja nuk ndikonte për të ardhmen apo në aspektin financiar. Trajneri tropojan aktivizoi një formacion me moshë mesatare 21.7 vjeç.

Kjo ishte edhe skuadra më e re për këtë edicion në elitë. Një ndeshje ka mbetur për t’u luajtur ndërkohë, pikërisht Vllaznia-Egnatia. Nga finalja në “Arena Kombëtare” nuk pritet rrotacion dhe trajnerët Tetova e Brdariç pritet të aktivizojnë lojtarët më me eksperiencë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb