Nicolo Savona po zhvillon një sezon mjaft pozitiv. Paraqitjet e mbrojtësit të Juventusit nuk kanë mbetur pa u vënë re, teksa mediat shkruajnë se lojtari pëlqehet nga Manchester City.

Trajneri i “qytetaravë”, Guardiola e kishte “piketuar” futbollistin që nga ndeshja me Juventusin, 11 dhjetorin e kaluar.

Misioni për të bindur bardhezinjtë që të lënë të lirë Savonën duket mjaft i vështirë. Sesi do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb