Në një intervistë të dhënë për “La Stampa”, Igli Tare ka folur për mundësinë për t’u zgjedhur nga Milani si drejtor sportiv.

“Milani është synim për të gjithë. Të punosh për një klub historik dhe prestigjioz do të ishte një nder i madh.

Gjithmonë jam përpjekur të përfaqësoj vendin tim dhe njëkohësisht të jem shembull për shumë italianë. Jam gjysmë italian, kam punuar këtu për gjysmën e jetës sime, kam një pasaportë italiane dhe e mbaj me krenari”, deklaroi Tare.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb