Ka përfunduar procesi i numërimit në bashkinë e Divjakës, ku PS kryeson me 10.427 vota ndërsa PD 3.882 vota, me një diferencë prej 6500 vota. Ndërsa koalicioni “Nisma-SHB” renditet e treta me 906 vota.
Sipas raportimit të gazetares së News24, Klodiana Lala, në total janë 16.051 vota të vlefshme për bashkinë e Divjakës. Nga procesi zgjedhor, 748 vota rezultuan të pavlefshme, ndërsa 24 të dëmtuara. Në total në bashkinë e Divjakës kanë votuar 16.786 qytetarë.
Bashkia Divjakë
PS 10.427
PD 3.882
Shqipëria Bëhet 906
Mundësia 231
Koalicioni Djathtas per Zhvillim 149
Levizja Bashke 137
PSD 102
AKSH 90
Koalicioni Euroatlantik 90
Levizja Atdheu 26
Aleanca Demokracia e Re 11
