Kanë dalë shifrat e para nga procesi i numërimit të votave të diasporës për qarkun e Durrësit.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton se nga 20.100 zarfe që janë gjithsej për këtë qark, janë numëruar 4300 prej tyre.

Deri tani subjekti politik i cili ka marrë më shumë mbështetje nga diaspora, është Partia Socialiste me 65,5 % të votave, ndërsa ndiqet nga Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore më 24.5%.

Diferenca mes tyre llogaritet me 1700 vota.

5% e votave të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit për këtë qark kanë shkuar për Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb