Klejdi Zenelaj është një nga pjesëtarët e suksesit të Egnatias në 3 sezonet e fundit. Dy Kupa të Shqipërisë dhe së fundmi konfirmimi i dy titujve kampion radhazi, i bëjnë rrogozhinasit kryefjalë në futbollin shqiptar.

Zenelaj mban postin e drejtorit sportiv te kampionët nga viti 2022. Dhe pse fjalëpakë para mediave, një postim nuk ka munguar në rrjetet e tij sociale.

“Duke lënë një trashëgimi që do të inspirojë të tjerët të ëndërrojnë më shumë, të bëjnë më shumë dhe të arrijnë më tepër”, shkruan drejtori sportiv i Egnatias.

Egnatia do të përfaqësojë Shqipërinë në kualifikueset e Ligës së Kampioneve.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb