Tirana dhe Kukësi do të përballen nesër në një takim miqësor. Sfida do të nisë në orën 17:30 te Kompleksi “Skënder Halili”.

Kukësi ka njoftuar zhvillimin e ndeshjes me Tiranën ku hyrja do të jetë falas. Verilindorët do të luajnë sërish në Kategorinë e Parë përgjatë sezonit të ardhshëm.

Tirana në anën tjetër mbeti në Superiore, pasi mposhti Pogradecin në finalen e “play-out”. Sezoni për të dyja skuadrat ka mbaruar prej ditësh, dhe deri në ndeshjen e parë zyrtare do të jetë një pushim i gjatë.

bandicam 2025-05-13 17-51-06-637

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb