Maradona apo Messi? Duke folur në një podcast, trajneri i Argjentinës, Lionel Scaloni, bëri zgjedhjen e tij.

“E zgjodha Leon sepse e pashë dhe e di se si është. Sipas mendimit tim, nuk ka kuptim t’i krahasosh, sepse duhet t’i shijosh.

Jam i bindur se të dy mund të kishin qenë lojtarë në vitet ’70, ’80, ’90 dhe madje edhe tani, sepse një lojtar i mirë është gjithmonë një lojtar i mirë.Jo të gjithë janë njësoj. Nga pikëpamja e futbollit, të dy janë gjeni, por kanë personalitete të ndryshme. Në mënyrën e tyre, të dy janë liderë, vetëm Leo e tregon këtë në një mënyrë të ndryshme. Mund t’ju jap shumë shembuj, në Kupën e Amerikës 2021, kundër Kolumbisë, kur pati një problem muskulor, ai shkoi në dhomën e zhveshjes, fizioterapisti i bëri një masazh dhe ai u kthye të luante sikur të mos kishte asgjë”,tha Scaloni.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb