Kandidati i PS në listën e hapur për qarkun e Tiranës, Andi Seferi në një lidhje me studion e News24, e ka cilësuar rezultatin aktual në Tiranë, me 19 mandate për PS një super rezultat ndërsa thotë se pritshmëritë janë të larta, teksa ka nisur numërimi i votave preferenciale.
Seferi tha se ky proces është më i ngadaltë por megjithatë po ecet mirë.
“Jemi në kutitë e para që janë hapur, pritshmëria është e lartë. Është bërë punë e mirë ajo që na kënaq është rezultati që ka arritur PS në Tiranë, 19 mandate super rezultat. Alternativa politike e PS është mirëpritur. Procesi i numërimit për votat preferenciale është më i ngadaltë. Pasi pas cdo numërimi ndahen vec votat për kandidatët”, tha Seferi.
I pyetur për pretendimet e opozitës për zgjedhjet e 11 majit, kandidati socialist për deputet në Tiranë tha se këto ishin parashikuar nga Rama, se do të ndodhnin dhe e ka shprehur gjatë takimeve elektorale.
(BalkanWeb)
