Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Ogerta Manastirliu në një prononcim për mediat, pas përfundimit të procesit të numërimit në shkollën “Sami Frashëri” në Tiranë, tha se ky është një besim që qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë i dhanë PS dhe Edi Ramës.duke komentuar fitoren e thellë të PS në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, tha se ky është një besim që qytetarët e Tiranës dhe Shqipërisë i dhanë PS dhe Edi Ramës.
Manastirliu tha se besimi do të kthehet në shumë punë, ndërsa theksoi se ky ishte një leksion i madh qytetarie.
“PS kryeson bindshëm. Edhe njëherë rikonfirmohet besimi i qytetarëve të Tiranës tek PS dhe Edi Rama për të vazhduar projektin ambicion për Shqipërinë në BE.
Ky është një besim i madh që do ta kthejmë në më shumë punë për një të ardhme më të mirë. Ky është një leksion i madh qytetarie i atyre që kanë marrë pjesë në zgjedhje. Dua të falenderoj strukturat e PS, anëtarësinë e PS, ata që na kanë mbështetur. Kjo është një fitore e qytetarëve të Tiranës dhe e gjithë qytetarëve shqiptarë”, tha Manastirliu.
(BalkanWeb)
