FRANCE- Sfida e grupit E të Euro 2016 Suedi-Belgjikë luhet mbrëmjen e sotme në stadiumin “Allianz Riviera” në Nice. Në minutën 84 Nainggolan ka shënuar golin e avantazhit për Belgjikën.
Arbitri i ndeshjes është gjermani Felix Brych.
Suedia në këtë sfidë vjen pas humbjes 1-0 kundër Italisë, kurse Belgjika vjen në, kurse Belgjika vjen me një fitore 3-0 kundër Irlandës.
Statistikat: Këto dy kombëtare janë kryqëzuar 14 herë (5 fitore të Suedisë, 2 barazime dhe 7 fitore të Belgjikës). Suedia dhe Blegjika janë përballur vetëm një herë në një kompeticion ndërkombëtar, nբ Euro 2000 Belgjika ka triumfuar 2-1 me gol të Bart Goor dhe të Emile Mpenza. Në 8 sfida midis njëra-tjetrës janë shënuar 41 gola me një mesatare prej 5.1 për ndeshje.
Ndërkohë ju njohim me formacionet zyrtare:
Suedia: (4-4-2): Isaksson; Nilsson-Lindelof, Johansson, Granqvist, Olsson; Larsson, Ekdal, Kallstrom, Forsberg; Berg, Ibrahimovic. Trajner: Hamren.
Belgjika: (4-2-3-1): Courtois; Meunier, Alderweireld, Vermaelen, Vertonghen; Nainggolan, Witsel; Carrasco, De Bryne, Hazard; Lukaku. Trajner: Wilmots
(b.k/BalkanWeb)
