Kryeministri Edi Rama po mban një fjalim në sheshin Skënderbej, nga ku shpalli fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Ai nuk i ka kursyer ironitë për kreun e PD, Sali Berisha dhe opozitës.
“Mes dritës së Europës dhe errësirës së gropës së një kapele fake, Shqipëria zgjodhi dritën. Me zërin tonë dhe një radio të vjetër me ca tiki-take, Shqipëria zgjodhi korin tonë. Faleminderit Shqipëri. Në kujtesën time kjo fjalë fitoreje ka qenë më e vështirë për ta thenë atë se çfarë është për mua kjo fitore”, u shpreh ai.
(BalkanWeb)
