Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi gjatë konferencës për mediat tha se PD do të dorëzojë të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të regjimit në zgjedhjet e 11 majit.
Berisha tha se në datën 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve evropianë që vijnë në Shqipëri se ndodhen në një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull asnjë parim të demokracisë.
Sali Berisha: Dua të përshëndes vëzhguesit e OSBE-ODIHR për konstatimet e tyre madhore me të cilat de fakto këto zgjedhje rrëzohen.
Por tani është radha jonë të dorëzojmë të faktuar të gjithë batërdinë elektorale të regjimit në zgjedhjet e 11 majit, në datën 16 fillon protesta për një sensibilizim të udhëheqësve evropianë që vijnë në Shqipëri se ndodhen në një narkoshtet që nuk respekton asnjë rregull asnjë parim të demokracisë.
Jo se e themi ne por se e thonë 4 rezoluta ndërkombëtare që udhëheqin botën. Por këto kohëra që vijnë janë kohëra përcaktuese në rrafshin kombëtar e ndërkombëtar për luftën e mbrojtjes s votës së shqiptarëve. Kjo është një kauzë e drejtë, nuk ka legjimitet mbi krimin, nuk ka e nuk mund të ketë.
I them Edi Ramës se gjysëm milionë shqiptarë të lirë nuk mund të shtypen kurrë. Janë më të fuqishëm e guximshëm se shumë të tjerë, njerëz të blerë apo të shitur. Ndaj dhe ne duhet ti dalim zot me vendosmëri të madhe, aspiratave të lirisë së gjysëm milioni shqiptarëve. Kemi bërë gjithçka për një proces të ndershëm zgjedhor. Nuk pranojmë mandat mbi krimin.
(BalkanWeb)
