Deputetja e re e PS në kuvendin e Shqipërisë për qarkun e Korçës, Romina Kuko, e ftuar në “LOG.” tha se kur duhen dhe 10 mijë zarfa të votës së Diasporës të lexohen për këtë qark, PS pret mandatin e 7-të.

Kuko tha se në raport me zgjedhjet parlamentare 2021, Korça ka ruajtur numrin e votave për PS, ku në 2025 u morën 60 mijë vota në raport me 37 mijë vota që mori PD ose 34%.

Në përqindje, PS ka shënuar rritje me 54% në zgjedhje e 11 majit, në raport me 48% që u konstatua në 2021. Nga rezultatet e votës preferenciale për qarkun e Korçës, mandatet janë ndarë 6 për PS dhe 4 për PD.

Romina Kuko: Kur janë dhe 10 mijë zarfa dhe presim mandatin e 7 në Korcë. Kemi ruajtur votat tona, një mandat mangët kemi, është një fitore solide dhe e qartë e qarkut Korcë.

Në 2025 kemi marrë 57 mijë vota, në 2021 48% e votave në qark, tani jemi 54% jemi rritur në përqindje.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb