Analisti Lorenc Vangjeli, i ftuar në emisionin Log. në News 24, ka komentuar qëndrimet e fundit të Sali Berishës pas zgjedhjeve, duke i quajtur të përsëritura dhe pa risi. Sipas tij, Berisha po sillet njësoj si në zgjedhjet e kaluara, duke pretenduar se “votat i janë vjedhur”, dhe rrezikon të kthehet në një kamikaz politik, njësoj si në vitin 2019.
Vangjeli tha se veprimet e tilla janë si një atentat ndaj sistemit, që ndonëse nuk përmbys rendin, “dëmton strukturat dhe besimin demokratik”. Ai shtoi se protesta e paralajmëruar nga opozita më 16 maj ka më shumë karakter tragjikomik sesa politik.
“Komik është, kjo nuk diskutohet”, u shpreh Vangjeli, duke nënkuptuar se ajo që po ndodh në radhët e opozitës është më shumë një shfaqje politike e konsumuar, sesa një aksion serioz për ndryshim.
Lorenc Vangjeli: Humbësi sërish po thotë që më vodhën votat. Berisha po shfaqet njësoj. Berisha rrezikon të shndërrohet në një kamikaz, njësoj si më 2019, në atentat në themel të sistemit, që vrau kamikazin, por dëmtoi edhe sistemin. Lëvizja e protestës më datë 16 do jetë tragji-komike. Komik është nuk ka diskutim.
