Një aksident ka ndodhur pak më parë në Kavajë.

Nga pamjet e siguruara nga News24 shihet se si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një kalimtare, ende e paidentifikuar, por që i përket moshës 45-50 vjeç.

Burime bëjnë me dije se gruaja ishte duke kaluar trafik-ndarësen në momentin e përplasjes.

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:40, në aksin rrugor “Plepa-Kavajë”, automjeti me drejtues shtetasin S. P. ka përplasur shtetasen A. M., 50 vjeçe, këmbësore, e cila ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb