Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha njoftoi dy ditë më parë se në kundërshtim të rezultatit të zgjedhjeve që i konsideroi më të grabiturat në historinë shqiptare, më datë 16 do të mbahej një protestë në orën 17:00 tek Bulevardi Zogu i Parë.
Ndërkohë gazetari Igli Çelmeta bën me dije se kërkesës së PD për protestë, blutë i janë përgjigjur negativisht.
Kjo për shkak se vendndodhja ku pritej të mbahej protesta, është shumë pranë sheshit Skënderbej, ku do të mbahet samiti me liderët e Bashkimit Europian.
Në përgjigjen zyrtare policia bën me dije se për këtë shkak nuk mund të garantojë sigurinë dhe mbarëvajtjen e protestës.
(BalkanWeb)
