Dy persona janë arerstuar nga Policia e Vlorës pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme.

Blutë vijojnë punën për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, për veprime të mëtejshme.

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum ndaluan me iniciativë shtetasin K. B., 19 vjeç, dhe një shtetas të mitur, 17 vjeç, të dy banues në Orikum.

Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 12.05.2025, kanë tentuar të vjedhin banesën e një shtetasi në qytet, si dhe kanë kryer një tjetër vjedhje në një banesë tjetër, nga ku kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuteri të ndryshme.

Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve të ndodhura në këtë zonë, ku autorë të dyshuar janë këta dy shtetas.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb