Procesi i numërimit të votave në njësinë administrative Kashar është pezulluar përkohësisht pas një incidenti të rëndë të ndodhur në ambientet e Qendrës së Numërimit.

Sipas burimeve zyrtare, një prej vëzhguesve të Ornaldo Rakipit ka goditur me grusht sekretarin e Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve (KZAZ).

Ngjarja ka ndodhur në prani të komisionerëve dhe vëzhguesve të tjerë, duke sjellë tension dhe ndërprerje të menjëhershme të punës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: