Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit Europian, António Costa, bëri batuta me Rektoren e Kolegjit të Europës, Federica Mogherini.
Rama e quajti ish-shefen e BE për Politikën e Jashtme si mike të Shqipërisë, duke shtuar se ajo po pret të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë.
Edi Rama: Më vjen jashtëzakonisht mirë që këtu edhe një mike të shtrenjtë të Shqipërisë. Në fakt, definicioni ekzakt nuk është mike por ish-mike sepse tanimë është “Skipëtare” nga Italia, Frederica Mogherini, që nuk e kuptoj akoma pse nuk e ka bërë aplikimin për pasaportën shqiptare. Vetëm një justifikim ka, që pret të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë, se nuk do këtë pasaportën me lëvizje të lirë por pa të drejtë qëndrimi në BE.
(BalkanWeb)
