Kryeminsitri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me Presidentin e Këshillit Evropian Antonio Costa në kuadër të Samitit Evropian Politik i cili po zhvillohet në Shqipëri në datat 15-16 maj.  Kreu i qeverisë ka shprehur mirënjohjen e tij për vizitën e Costës dhe theksoi se gjatë takimit të tyre ato kanë diskutuar për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Antonio Costa është një mik i dashur. Costa vizitoi gjithë rajonin dhe u ndal në Shqipëri. Ne diskutuam për integrimin në BE.” tha Rama

Kryeministri shtoi gjithashtu se mbyllja e negociatave në vitin 2027 do të jetë një plan shumë ambicioz.  Ai shtoi se Shqipëria duhet ta shfrytësoj këtë mundësi pasi Bashkimi Evropian është i gatshëm të pranojë anëtarë të rinj.

“Mbyllja e negociatava në vitin 2027 një plan shumë ambicioz. Ne duhet të shfrytëzojmë këtë mundësi. BE është shumë e gatshme për të pranuar anëtar të rinj.” përfundoi kreu i qeverisë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb