Një incident ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, KZAZ nr.30. Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi.

Shkak për sherrin u bë kontestimi i një vote ku ishin shënuar 2 kandidatë, mes tyre edhe Rakipi. Vëzhguesit e këtij të fundit kërkuan që vota t’i njihej Rakipit. Në konflikt me Sekretarin e KZAZ janë përfshirë 4 persona.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se 2 prej tyre u shoqëruan nga policia.

Ndërkohë nga pamjet që sjell Balkanëeb duket brenda një automjeti edhe një çantë me para. Makina ndodhet brenda perimetrit të KZAZ-së.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb