Xabi Alonso i ka dhënë fund aventurës së tij te Bayer Leverkusen dhe po përgatitet të ulet në stolin e Real Madridit. Klubi gjerman tashmë ka nisur kërkimet për pasuesin dhe emrat që qarkullojnë janë të shumtë.

Mes kandidatëve është edhe Imanol Alguacil, i cili do të largohet nga Real Sociedad në fund të sezonit, ndërsa emra që përflitet janë edhe  ish-lojtarët e Barcelonës, Xavi Hernández dhe Cesc Fabregas.

Trajneri i Como-s e ka bërë të ditur tashmë se nuk dëshiron të largohet nga Italia dhe kështu “Aspirinat” po shtojnë emra të rinj në listë.

Erik ten Hag është gjithashtu një alternativë.

Në korridoret e zyrave të klubit përmendet edhe Adi Hutter, trajner që udhëhoqi Monacon në Champions League dhe padyshim që ka përvojë në Bundesligë, pasi ka trajnuar Frankfurtheng dhe Bochladrusbach. Lajmi është bërë i ditur nga L’Equipe.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb