Teksa po i afrohemi fundit të sezonit, e ardhmja e Brojës mbetet ende enigmë. Sulmuesi kuqezi do të kthehet te Chelsea, pas një periudhe huazimi jo dhe aq të suksesshme te Everton.

Mediat kanë fillur të hedhin hipotezat e para. Sipas asaj që shkruhet, Blutë e Londrës nuk janë më të interesuar për huazim të thjeshtë dhe duan të shesin kartonin e futbollistit.

Gjatë verës, Chelsea do shqyrtojë të gjitha ofertat që vijnë për Brojën. Kujtojmë që lojtari ka kontratë me këtë skuadër deri në vitin 2028.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb