Mbrëmjen e sotme ka mbërritur në Tiranë dhe presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, i cili do të jetë pjesë e tryezës së liderve evropianë, që do të mblidhen në Samitin Evropian të BE, më 16 maj në kryeqytet.

Në Rinas, Zelensky është pritur nga ministri i Mbrojtjes Piro Vengu.  Gjatë ditës së sotme në Tiranë kanë mbërritur dhe krerë të lartë të BE si Ursula Von der Leyen, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, kryeministri britanik Keir Starmer etj. Më 16 maj, do të organizohet Komuniteti politik Evropian në Tiranë, i pari takim në Ballkanin Perëndimor.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb