Barcelona është zyrtarisht kampione e La Liga. Ekipi i Flick siguroi titullin pas suksesit 0-2 ndaj Espanyol.

Kumbulla me shokë rezistuan në pjesën e parë, por nuk ishte e thënë që të bënin diçka të tillë edhe në pjesën e dytë. Në fillimin e 45 minutave të dyta, një perlë e Yamal nga distanca ndezi festën e tifozëve të Barçës në shkallët e stadiumit.

Dalja e Cabreras në minutat e fundit komplikoi edhe më shumë llogaritë për të besuarit e Gonzalez.

Në shtesë pati kohë edhe për një gol të Lopez.

Barcelona feston kështu titullin kampion disa javë para fundit, në një kampionat tejet pozitiv të zhvilluar nga Lewandowski me shokë. Për Barcelonën ky është trofeu i 28-të i La Liga në histori.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb